Aktualitet

Arrestohen tre persona në Durrës, u kapën me 2 armë zjarri

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

5 Tetor 2022, 12:50 Nga A.B
Arrestohen tre persona në Durrës, u kapën me 2 armë zjarri
Armet e sekuestruar

DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Durrës, pasi janë kapur me armë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak. Tre personat, banues në Tiranë do të hetohen për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijojnë kontrollet “blic”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar "Mbikalimi”.

Lëviznin me 2 armë zjarri pistoleta të gatshme për qitje, vihen në pranga 3 shtetas dhe sekuestrohen armët e zjarrit. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” në çdo aks të qarkut, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: - R. N., 24 vjeç, E. B., 22 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2022, 11:48 k.m.

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter u ndjenë sot në Tiranë. Tër...