Bota

"Ajo ishte e pushtuar nga djalli", dënohet me 10 vite burg 30-vjeçari që vrau nënën

Mesditën e datës 27 Mars 2020, motra merr një telefonatë nga vëllai i saj. Ai i thotë që të marrë dhe babanë dhe të shkojnë në shtëpi pasi nënë ishte keq. Pas mëbrritjes në shtëpia ta konstatuan që nënë ishte rrahur dhe torturuar nga 30-vjeçari.

4 Tetor 2022, 22:16 Nga e.k
"Ajo ishte e pushtuar nga djalli", dënohet me 10 vite burg
Foto ilustruese

GREQI- Gjykata e Apelit në Larisa ka dënuar me 10 vite burg një 32-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur pasi akuzohet për vrasjen e nënës së tij.

Mesditën e datës 27 Mars 2020, motra merr një telefonatë nga vëllai i saj. Ai i thotë që të marrë dhe babanë dhe të shkojnë në shtëpi pasi nënë ishte keq. Pas mëbrritjes në shtëpia ta konstatuan që nënë ishte rrahur dhe torturuar nga 30-vjeçari. 55-vjeçarja do të transferohej në Spitalin Universitar të Larisës, ku për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë disa ditë më pas. 30-vjeçari u arrestua dhe deri më sot mbahej në institucionin psikiatrik të burgjeve të Korydallos deri më sot ku u dha dhe dënimi.

"Doja ta nxirrja nga ajo që e kishte pushtuar"
“Së pari do të doja t'i kërkoja falje familjes sime, veçanërisht motrës sime për gjithçka që kam shkaktuar", ne këto fjalë i akuzuari ka nisur faljen dhe më pas ka përshkruar vitet e vështira që ka kaluar. 

“Prindërit e mi ziheshin gjatë gjithë kohës babai godiste nënën dhe pastaj më godiste edhe mua”, dëshmoi i pandehuri dhe më pas shtoi se ai filloi marrjen e drogës kur prindërit e tij u divorcuan dhe ai ishte 15 vjeç.

Ai dëshmoi se kishte përdorur drogë për 3 vite përpara se të ndodhte një incident që do ta çonte për herë të parë në një institucion psikiatrik. 

“Pas dy-tre vitesh përdorim, trupi im nuk duroi dot më dhe pata një krizë. Pas një incidenti në të cilin kam thyer xhamat e një shkolle që kam ndjekur, me urdhër të prokurorit jam transferuar në spitalin psikiatrik për pesë ditë”, dëshmoi i pandehuri.

greqi

Sondazh

Poll