Bota

Strehoi mbi 1 mln sirianë, Merkel merr çmimin e OKB-s për refugjatët

Nën udhëheqjen e atëhershme të Kancelares Merkel, Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues në 2015 dhe 2016, në kulmin e konfliktit në Siri dhe mes dhunës vdekjeprurëse në vende të tjera.

4 Tetor 2022, 14:40 Nga I.A
Strehoi mbi 1 mln sirianë, Merkel merr çmimin e OKB-s për
Angela Merkel

GJERMANI- Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi sot se ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë çmimin 2022 të UNHCR-së për Refugjatët, Nansen. Çdo vit, çmimi i quajtur sipas eksploruesit, shkencëtarit, diplomatit dhe humanitar norvegjez Fridtjof Nansen, i jepet një individi, grupi ose organizate që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të mbrojtur refugjatët, të zhvendosurit brenda vendit ose njerëzit pa shtetësi.

Nën udhëheqjen e atëhershme të Kancelares Merkel, Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milionë refugjatë dhe azilkërkues në 2015 dhe 2016, në kulmin e konfliktit në Siri dhe mes dhunës vdekjeprurëse në vende të tjera.

Në atë kohë, kancelarja tha: Ishte një situatë që vuri në provë vlerat tona evropiane si rrallë herë më parë. Ishte as më shumë e as më pak se një imperativ humanitar.

Ajo u bëri thirrje bashkëkombësve të saj gjermanë që të refuzojnë nacionalizmin përçarës dhe në vend të kësaj i nxiti ata të jenë të sigurtë në vetvete, të lirë, të dhembshur dhe mendjehapur.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, vlerësoi vendosmërinë e ish-kancelares Merkel për të mbrojtur azilkërkuesit, të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.

Duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë për të mbijetuar dhe rindërtuar, Angela Merkel tregoi guxim të madh moral dhe politik. Ishte një udhëheqwse e vërtetë, duke i bërë thirrje humanizmit tonë të përbashkët, duke qëndruar i vendosur kundër atyre që predikonin frikën dhe diskriminimin. Ajo tregoi se çfarë mund të arrihet kur politikanët ndërmarrin kursin e duhur të veprimit dhe të punojnë për të gjetur zgjidhje për sfidat e botës në vend që thjesht të zhvendosin përgjegjësinë te të tjerët," tha Grandi.

Komiteti përzgjedhës tha se po njihte udhëheqjen, guximin dhe dhembshurinë e ish-kancelares Merkel për të siguruar mbrojtjen e qindra mijëra njerëzve të dëshpëruar, si dhe përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme afatgjata për ata që kërkojnë siguri.

unhcr nansen angela merkel fridtjof nansen

Sondazh

Poll