Art&Argëtim

"Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen Berishës mori pjesë në ceremoni

Ishte vetë blogerja Armina, ajo që zbuloi se në ceremoni të pranishëm ishin edhe dy fëmijët e tashmë bashkëshortit të saj.

4 Tetor 2022, 10:51 Nga k.m.
"Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen
Shkëlzen Berisha dhe i biri

TIRANË- Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit që u mbajt në 25 shtator duket se ka pasur edhe të ftuar të veçantë në festën e dashurisë. Ishte vetë blogerja Armina, ajo që zbuloi fillimisht se në ceremoni të pranishëm ishin edhe dy fëmijët e tashmë bashkëshortit të saj.

“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”.

"Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen
Shkëlzen Berisha dhe i biri

Ndërkohë, sot në media po qarkullon një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma, e cila konfirmon se ai ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit. Shkëlzen Berisha është babai i dy fëmijëve, Medina dhe Lajdoni, nga martesa e tij e pare me Sadije Berishën.

 

shkëlzen berisha dasma e shkelzenit dhe armines

Sondazh

Poll