Bota

VIDEO/ Përhapen protestat në Iran, policia dhunon studentët në Universitete

Ditën e djeshme, forcat e sigurisë u dërguan për të ekzekutuar një fushatë të ashpër shtypjeje ndaj studentëve.

3 Tetor 2022, 14:35 Nga I.A
VIDEO/ Përhapen protestat në Iran, policia dhunon studentët
Protestat ne Iran

IRAN- Dhjetëra universitete në Iran nisën protestën në mëngjes dhe bënë thirrje për ndryshim regjimi. Një nga pikat kryesore të nxehta ishte Universiteti i Teknologjisë Sharif në Teheran. Ditën e djeshme, forcat e sigurisë u dërguan për të ekzekutuar një fushatë të ashpër shtypjeje ndaj studentëve.

Sipas raporteve lokale, forcat e sigurisë bllokuan të gjitha hyrjet në universitet dhe studentët u bllokuan brenda. Nga brenda kampusit dëgjohen të shtëna dhe jashtë kampusit janë mbledhur njerëzit dhe familjet e studentëve duke bërë thirrje që forcat e sigurisë të lirojnë studentët.

 

Irani ka fajësuar forcat e jashtme për nxitjen e protestave, që janë protestat më të mëdha në këtë shtet në vitet e fundit. Aktivistët dhe familjarët e Aminit thonë se ajo u vra pas goditjeve në kokë, teksa gjendej në ndalim policor. Ata kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve se Amini vdiq si pasojë e një sulmi në zemër. Lajmi për vdekjen e saj rriti zemërimin në Iran, shtet që përballet me pakënaqësi sociale dhe kushte të rënda të jetesës, për shkak të krizës ekonomike. Situata ekonomike në Republikën Islamike është përkeqësuar qëkur Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksione ekonomike, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore që Teherani nënshkroi më 2015 me fuqitë botërore

protesta ne iran

Sondazh

Poll