Aktualitet

E rëndë në Greqi, partneri e përdhunoi dhe e mbajti 5 ditë të lidhur me zinxhirë, si shpëtoi 38-vjeçarja rumune

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar Policinë. Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën.

2 Tetor 2022, 18:25 Nga k.m.
E rëndë në Greqi, partneri e përdhunoi dhe e mbajti 5
Foto ilustruese

GREQI- Një 38-vjeçare jetoi një tmerr për pesë ditë të tëra në Nea Joni të Greqisë. Partneri i saj 58-vjeçar e mbajti të lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë, ndërsa në të njëjtën kohë e abuzonte seksualisht.

Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar Policinë. Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. Sipas mediave greke, i pyetur nga Policia se çfarë po ndodhte, ai i siguroi se gjithçka ishte në rregull.

Policia, megjithatë, u fut për kontrolle dhe gjetën gruan në shtëpi, e cila pretendoi se partneri po e përdhunonte nën kërcënimin e armës. Por megjithatë ajo është dërguar për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa partneri i saj prej 8 vitesh ka mohuar deklaratat e 38-vjeçares.

greqi

Sondazh

Poll