Aktualitet

E torturonin dhe u dërgonin video familjarëve, DETAJE nga pengmarrja e Netil Buzit, mes të arrestuarve dhe një vajzë

Ka qenë vëllai i Nertil Buzit ai që ka pohuar para policisë së vëllai i tij është marrë peng nga një bandë kriminale, pasi familjes i dërgonin video nga momentet kur e torturonin të riun. 

2 Tetor 2022, 16:04 Nga k.m.
E torturonin dhe u dërgonin video familjarëve, DETAJE nga pengmarrja e
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me pengmarjen e 30-vjeçarit në Angli, në Londrën Lindore. Sipas gazetares Klodiana Lala, ka qenë vëllai i Nertil Buzit ai që ka pohuar para policisë së vëllai i tij është marrë peng nga një bandë kriminale, pasi familjes i dërgonin video nga momentet kur e torturonin të riun. 

“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund,"- mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici, sipas Lalës. E ndërkohë që 30-vjeçari është duke u marrë në pyetje nga policia dhe pritet të ketë një panoramë më të qartë të konfliktit që ka çuar në pengmarrjen e tij, një nga 7 të arrestuarit është edhe një vajzë. 

lirohet nertil buzi nertil buzi

Sondazh

Poll