Aktualitet

Rrahu keq foshnjen 8-muajshe të partneres së tij, arrestohet i riu në Milano. Ngjarjen e zbuloi gjyshja

Sipas mediave të huaja, mjekëve u thanë se vogëlushja kishte rënë nga karrigia e saj, por kishte shumë mavijosje ndaj mjekët nuk i besuan familjarët.

2 Tetor 2022, 17:52 Nga k.m.
Rrahu keq foshnjen 8-muajshe të partneres së tij, arrestohet i riu
Foto nga spitali i Bergamos

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Casarile të Milanos, ku një foshnje 8-muajshe është rrahur nga partneri i nënës së saj, ndaj dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Të shtunën pasdite, ishte gjyshja, ajo që e dërgoi në spital dhe kërkoi ndihmë. Sipas mediave të huaja, mjekëve u thanë se vogëlushja kishte rënë nga karrigia e saj, por kishte shumë mavijosje ndaj mjekët nuk i besuan familjarët. 

Mjekët dolën në përfundimin se foshnja ishte goditur me shqelma, grushta dhe shuplaka të vazhdueshme nga partneri i nënës së saj, i cili e ka pranuar përgjegjësitë e tij para hetuesve. Ndërsa foshnja, duke pasur parasysh seriozitetin e gjendjes së saj, u transferua më pas në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, por është në gjendje shumë të rëndë. 

milano

Sondazh

Poll