Aktualitet

Tentoi të grabiste shqiptarin, i riu grek e pëson keq në mes të rrugës! Pasi i jep 'një dru të mirë' ia dorëzon policisë

Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë! Kur hoqi dorë nga gjithë rezistenca e tij, më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por ai nuk u dorëzua.

2 Tetor 2022, 15:12 Nga e.k
Tentoi të grabiste shqiptarin, i riu grek e pëson keq në mes
Foto ilustruese

GREQI- Një 23-vjeçar grek u nis për të grabituar një shqiptar në Volos të Greqisë por nuk e kishte menduar mirë siç duket se me kë kishte të bënte duke e pësuar keq.

Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë! Kur hoqi dorë nga gjithë rezistenca e tij, më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por ai nuk u dorëzua.

Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një tjetër që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe i kanë ‘futur’ një ‘dru të mirë’ derisa ka ardhur policia, të cilët e kanë marrë grabitësin me pranga. I riu u dërgua në Sigurim, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje.

greqi policia greke

Sondazh

Poll