Bota

Rrëzohet avioni rus në Krime! Kievi: Rrëmbehet drejtori i uzinës Zaporizhzhia! Zelensky:Lëreni Putinin ose do të vriteni

Disa kanale të Telegramit ukrainas publikuan pamjet që tregonin një kolonë të madhe tymi që ngrihej nga zona e aeroportit, e rrethuar nga disa shpërthime dhe raportuan se avioni i rrëzuar ishte plot me municion.

2 Tetor 2022, 08:09 Nga e.k
Rrëzohet avioni rus në Krime! Kievi: Rrëmbehet drejtori i
Pamje nga vendi i ngjarjes

UKRAINË- Një avion ushtarak rus u rrëzua teksa po ulej në një pistë në aeroportin Belbek në Krime. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, sipas të cilit avioni ka dalë nga pista dhe ka marrë flakë.

Disa kanale të Telegramit ukrainas publikuan pamjet që tregonin një kolonë të madhe tymi që ngrihej nga zona e aeroportit, e rrethuar nga disa shpërthime dhe raportuan se avioni i rrëzuar ishte plot me municion.

Volodymyr Zelensky paralajmëroi rusët që të lënë presidentin rus Vladimir Putin dhe të largohen nga lufta, ose do të vriten të gjithë një nga një.

“Derisa ta zgjidhni të gjithë problemin me atë që e nisi të gjithën, që filloi këtë luftë të pakuptimtë për Rusinë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, si koka turku, për të mos pranuar që kjo luftë është një gabim historik për Rusinë.

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll