Bota

Fillimisht vrau foshnjen, del ekspertiza, si 56-vjeçari kreu krimin makabër në Kavallë, veten e qëlloi dy herë

Sipas ekspertizës mjekoligjore, rezulton se autori i ngjarjes ka qëlluar me plumba pas shpine foshnjën dhe partneren e tij, e se vdekja e të dyve ka qenë e menjëhershme.

1 Tetor 2022, 22:51 Nga F.M
Fillimisht vrau foshnjen, del ekspertiza, si 56-vjeçari kreu krimin
Familja

GREQI- Mediat greke kanë publikuar detaje në lidhje me krimin që tronditi Kavallën mëngjesin e të premtes. Blegtori 56-vjeçar vrau me armë të dashurën e tij gjermane dhe foshnjën e tyre 11 muajshe, e më pas veten.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, rezulton se autori i ngjarjes ka qëlluar me plumba pas shpine foshnjën dhe partneren e tij, e se vdekja e të dyve ka qenë e menjëhershme.

Fillimisht, ai qëlloi fëmijën në shpatullën e majtë. E gjithë kjo skenë ndodhi në sy të nënës së foshnjes. Më pas 56-vjeçari ndërroi plumbat në çifte dhe vendosi fishekë për derra të egër për të qëlluar pas shpine 31-vjeçaren duke i çarë organet e brendshme, përfshirë zemrën, mushkëritë dhe mëlçinë.

Gruaja ra e vdekur pranë trupit të pajetë të foshnjës së saj. Ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se autori e ka qëlluar dy herë veten me armë të paktën dy here pasi ka vrarë partneren e fëmijën. Herën e parë, ka qëlluar veten në kraharor. Nga kjo e shtënë ai ka pësuar 4-5 fraktura në brinjë.

Më pas autori ka vendosur plumb tjetër në armë dhe tytën e ka futur në gojë, goditje që ka rezultuar fatale për të duke i marrë jetën.

kavalle

Sondazh

Poll