Bota

Sulmohet autokolona me familje në Ukrainë, 20 persona të vdekur mes tyre 10 fëmijë

Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thotë se trupat ruse qëlluan mbi kolonën me shtatë automjete në fund të shtatorit, duke vrarë të paktën 20 persona. Ai shton se 10 nga viktimat ishin fëmijë.

1 Tetor 2022, 14:57 Nga I.A
Sulmohet autokolona me familje në Ukrainë, 20 persona të vdekur
Pamjet nga sulmi

UKRAINË- Rreth 20 persona u vranë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës. BBC shkruan se Oleh Synehubov thotë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus. Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht.

"Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim", ka shkruar Synehubov në një postim në rrjetet sociale.

Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thotë se trupat ruse qëlluan mbi kolonën me shtatë automjete në fund të shtatorit, duke vrarë të paktën 20 persona. Ai shton se 10 nga viktimat ishin fëmijë.

Sulmi ndodhi në të ashtuquajturën "zonë gri" midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk. Ushtruesi i detyrës së kreut të SBU, Vasyl Maliuk, citohet të ketë thënë se sulmi brutal ndaj civilëve u krye nga një grup sabotazhi dhe zbulimi.

“Armiku dëshmoi edhe një herë se qëllimi i tij është shkatërrimi i të gjithë ukrainasve, pavarësisht nga mosha dhe gjinia”, thotë Maliuk.

Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë. Rusia fajësoi Ukrainën për atë sulm.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll