Bota

Vuçiç-Sarazin: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Vuçiç u shpreh se as zhvillimeve të reja në skenën gjeopolitike, Serbia do të jetë nën presion edhe më të madh, dhe theksoi se deri më tani Serbia ka dalë gjithmonë në krye edhe në krizën më të vogël dhe se tani në krizën më të madhe duhet të përpiqet për të shpëtuar veten. Tanjung shkruan se sipas Vuçiç serbët dhe shqiptarët do të vendosnin vetë për këtë, ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë një Kosovë të pavarur.

1 Tetor 2022, 14:07 Nga I.A
Vuçiç-Sarazin: Nuk do të ketë Kosovë të
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar deklaratën e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin se nuk do të lejojë një Republikë Srpska në Kosovë. Tanjung shkruan se sipas Vuçiç serbët dhe shqiptarët do të vendosnin vetë për këtë, ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë një Kosovë të pavarur.

“Nuk e kam ditur se ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët, pasi gjermanët kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë që ai na e tha publikisht.Nuk do të ketë as Kosovë të pavarur ashtu siç e planifikoni. Hajde mirë, e kuptova mesazhin tuaj dhe shpresoj se e keni kuptuar mesazhin tim," tha Vuçiç.

Vuçiç u shpreh se as zhvillimeve të reja në skenën gjeopolitike, Serbia do të jetë nën presion edhe më të madh, dhe theksoi se deri më tani Serbia ka dalë gjithmonë në krye edhe në krizën më të vogël dhe se tani në krizën më të madhe duhet të përpiqet për të shpëtuar veten.

Në një deklaratë për gazetarët në Sofje, Vuçiç tha se me Ukrainën që po kërkon anëtarësimin sa më shpejt në NATO, dhe Rusinë që ka aneksuar territoret e Ukrainës dhe pyetja se çfarë pasojash do të ketë një situatë e tillë për Beogradin, ai tha se do të ketë ditë të vështira për Serbinë.

Për ballinën e revistës kroate Ekspres, e cila ka publikuar një foto të Viktor Orbanit, Gjorgje Melonit dhe Aleksandar Vuçiçit me mustaqet e Hitlerit, presidenti i Serbisë tha se nuk e ka problem këtë dhe se është liria e mediave.

aleksandar vuçiç manuel sarazin

Sondazh

Poll