Art&Argëtim

'Marrëveshje' miliona dollarëshe! Jeta e Elvis dhe Priscilla Presley vjen në ekranin e madh

Rolin e Priscilës do ta marrë Kaylee Spaney, aktorja e re që mori pjesë në “Mare Of Easttown”, ndërsa Elvisin do ta interpretojë ylli i “Euphoria”, Jacob Elordi.

30 Shtator 2022, 21:36 Nga e.k
'Marrëveshje' miliona dollarëshe! Jeta e Elvis dhe Priscilla
Elvis dhe Priscilla Presley

SHBA- Pas filmit të Baz Luhrmann për jetën dhe veprën e Elvis Presley, gruaja e yllit të ndjerë Priscilla bëri një marrëveshje për të treguar historinë e tij nga këndvështrimi i saj. 

Siç raporton DailyMail, 77-vjeçarja do të fitojë një milion dollarë nga kjo sipërmarrje. Filmi i saj do të bazohet në kujtimet e saj "Elvis And Me", i cili u publikua në vitin 1985 dhe brenda një kohe të shkurtër u bë bestseller.

Priscilla Presley do të rrëfejë gjithë jetën e saj me legjendën e rock n' roll-it,  që nga takimi i tyre i parë kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe lidhjen e tyre, e cila në fillim ishte në distancë, pasi ajo jetonte në Gjermani dhe ai në Amerikë.

Kur ajo mbushi 17 vjeç, u transferua me prindërit e Elvisit. Në moshën 22-vjeçare, në vitin 1967 çifti u martuan, por ata u divorcuan 6 vjet më vonë, në vitin 1973. 50 vjet më vonë, historia e tyre e përbashkët merr jetë në ekranin e madh. Regjinë, si dhe skenarin e filmit e ka firmosur Sofia Coppola. Burime që kanë lexuar tashmë pjesë të skenarit thanë për DailyMail: 

“Është një histori e vërtetë dashurie. Fillon kur ata bien në dashuri dhe mbaron kur ajo dashuri ndalon."

Siç ka treguar Priscilla Presley në intervistat e saj, arsyeja pse martesa e tyre nuk zgjati ishin tradhtitë e yllit. Megjithatë, ndërsa ata ishin ende bashkë, Priscilla ra në dashuri me një instruktor karateje. Më pas e kuptoi se nuk mund të qëndronte më me Elvisin. Rolin e Priscilës do ta marrë Kaylee Spaney, aktorja e re që mori pjesë në “Mare Of Easttown”, ndërsa Elvisin do ta interpretojë ylli i “Euphoria”, Jacob Elordi.

Xhirimet e filmit do të fillojnë menjëherë në Toronto. Përveç një milion dollarëve që Priscilla arriti të siguronte nga të drejtat e librit të saj, ajo do të marrë një shumë të konsiderueshme edhe nga përdorimet e licencuara të këngëve të Elvis Presley-t.

Kujtohet se nga filmi “Elvis” që u publikua së fundmi, 77-vjeçarja grumbulloi rreth 20 milionë dollarë vetëm nga të drejtat e muzikës së tij.

elvis presley priscilla presley

Sondazh

Poll