Art&Argëtim

Hana flet për këngën që Mozzik i ka dedikuar: E ka bërë babi për mua...

Së fundmi, reperi Mozzik e ka ndarë në Instagram një video më të voglën e tij, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin. 

30 Shtator 2022, 21:15 Nga k.m.
Hana flet për këngën që Mozzik i ka dedikuar: E ka
Hana dhe Mozzik

PRISHTINË- Pak ditë më parë, Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Të dua”, një dedikim për të bijën Hana. Por duket se dhe e vogla e ka dëgjuar këngën dhe ka dijeni të plotë se i dedikohet asaj. 

Së fundmi, reperi Mozzik e ka ndarë në Instagram një video më të voglën e tij, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin. 

PJESË NGA BISEDA:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Hana: Ka bërë babi një këngë për mua!

Mozzik: Si e ka emrin kënga?

Hana: Të dua!

Mozzik: E unë kë e dua?

Hana: Mua.

Mozzik ka lansuar këngën më të re e cila titullohet “Të Dua”, ku kjo këngë i është dedikuar vajzës së tij, Hanës. Në këtë këngë, reperi ka shprehur keqardhje për faktin që nuk ka mundur të ishte pranë saj, pasi ai dhe Loredana janë ndarë.

mozzik

Sondazh

Poll