Bota

Kush do ta marrë këtë çmim Nobel për Paqen?

Megjithatë propozimet mbeten sekrete për 50 vjet, e kështu mendohet se do të ndodhë edhe këtë vit.

30 Shtator 2022, 22:42 Nga k.m.
Kush do ta marrë këtë çmim Nobel për Paqen?
Foto ilustruese

OSLO- Kush do të jetë fituesi i çmimit Nobel për paqen këtë vit? Gazeta "Kyiv Independent" dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy janë aktualisht favoritët për çmimin më 7 tetor. 

"Mund të jetë një çmim për aktorët brenda Ukrainës,"- tha Henrik Urdal, kreu i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo, për Reuters. Por nuk është vetëm kjo mundësi. Mund të shkojë edhe për Svetlana Tikhanovskaya nga Bjellorusia dhe Alexei Navalny, i cili aktualisht është në burg. 

"Të dy janë kritikë ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe të dy kanë qenë avokatë të fortë të demokracisë dhe paqes në vendet e tyre."

Megjithatë propozimet mbeten sekrete për 50 vjet, e kështu mendohet se do të ndodhë edhe këtë vit. Megjithatë, Urdal tha se komiteti i çmimeve do të ishte "i kujdesshëm" me emrin e Zelenskyyt pasi bëhet fjalë për liderin e një shteti të përfshirë në një luftë, edhe pse Ukraina nuk e provokoi atë.

Nuk përjashtohet mundësia që Komiteti i Nobelit të kthejë vëmendjen te "një kërcënim tjetër ekzistencial" për botën. Por do na mbetet ta mësojmë me datë 8. 

cmimi nobel per paqen

Sondazh

Poll