Bota

“Receta” tjetër e Merkelit për “frenimin” e Putinit: Mos ndërprisni marrëdhëniet me Rusinë

Focus shkruan se Merkel, duke e bërë të qartë se nuk po komentonte politikën e qeverisë aktuale federale, doli për herë të dytë brenda pak ditësh në favor të mos përjashtimit të Rusisë nga një marrëdhënie të ardhshme me Evropën. 

30 Shtator 2022, 22:06 Nga I.A
“Receta” tjetër e Merkelit për “frenimin” e
Angela Merkel

GJERMANI- Deklarata e Angela Merkel së fundmi ka zemëruar ambasadorin ukrainas Andriy Melnyk. Pas largimit nga detyra, Angela Merkel ka "kursyer" daljet e saj publike dhe vështirë është dëgjuar gjë prej saj që kur detyrën e kancelarit të Gjermanisë e mori Olaf Scholz. Por tani Merkel ka bërë dy paraqitje publike në një javë. Fillimisht ajo ishte në ceremoninë e hapjes së “Fondacionit Helmut Kohl” dhe më pas në ceremoninë për “1110 vjet Goslar”.

Focus shkruan se Merkel, duke e bërë të qartë se nuk po komentonte politikën e qeverisë aktuale federale, doli për herë të dytë brenda pak ditësh në favor të mos përjashtimit të Rusisë nga një marrëdhënie të ardhshme me Evropën. 

"Nëse politika e Kohl-it do të zbatohej sot, atëherë "do të mendohej gjithmonë për të pamendueshmen, pothuajse të paimagjinueshmen- pra që marrëdhëniet e Europës dhe Rusisë të vazhdonin si më parë,"- tha Merkel.

Deklarata e saj shkaktoi një reagim nga ambasadori i Ukrainës në largim në Berlin, Andrii Melnyk, i cili komentoi: Është e vështirë të besohet që ish-kancelarja, e cila bëri të mundur agresionin e Moskës kundër ukrainasve me pro-në e saj të gjatë ndaj Putinit, paturpësisht filozofon se si mund të jenë sërish marrëdhëniet normale me Rusinë.

Ukraina ia atribuon Merkelit atë që po bën Putini sot, pasi ishte pikërisht ish-kancelarja që i dha peshë udhëheqësit rus gjatë viteve të saj në krye të Gjermanisë, sidomos duke e bërë shtetin e saj të varur nga gazi rus.

angela merkel andriy melnyk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll