Bota

OKB rezolutë kundër aneksimeve në Ukrainë, ambasadori rus: Seriozisht prisni që ta mbështesim këtë draft?

SHBA propozoi rezolutën, duke dënuar referendumet e Rusisë dhe kapjen e paligjshme të katër zonave të Ukrainës.

30 Shtator 2022, 22:19 Nga I.A

 

OKB rezolutë kundër aneksimeve në Ukrainë, ambasadori rus:
OKB

SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka hapur një seancë mbi planet e aneksimit të Rusisë në Ukrainë. BBC shkruan se SHBA propozoi rezolutën, duke dënuar referendumet e Rusisë dhe kapjen e paligjshme të katër zonave të Ukrainës.

"Kjo është pikërisht ajo që u detyrua të bëjë Këshilli i Sigurimit. Mbroni sovranitetin, mbroni integritetin territorial, promovoni paqen dhe sigurinë," tha në fillim të takimit ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Por Rusia, gjithashtu një anëtare e OKB-së, vuri veton ndaj rezolutës së dënimit. Ambasadori i Rusisë, Vassily Nebenzia, u tërhoq kundër kritikave, duke i mohuar ato.

“A prisni seriozisht që Rusia ta konsiderojë dhe të mbështesë një draft të tillë? Dhe nëse jo, atëherë rezulton se ju qëllimisht po na shtyni të përdorim të drejtën e vetos, në mënyrë që më pas të bëhemi lirik për faktin se Rusia abuzon këtë të drejtë”, tha Nebenzia.

Zv. ambasadorja e Shqipërisë në OKB Albana Dautllari dënoi qëndrimin e Rusisë duke thënë se Rusia edhe njëherë tjetër mori peng Këshillin e Sigurimit.

“Kjo është një tjetër ditë e zezë për Këshillin e Sigurimit, për Kombet e Bashkuara dhe për botën. Edhe një herë, Rusia shpërdoroi një privilegj unik që Karta e OKB-së, pikërisht ajo që Rusia me veprimet e saj po e copëton, ua ka dhënë anëtarëve të përhershëm për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të mos bllokuar Këshillin kur bota ka më shumë nevojë për të”, tha Dautllari.

Rusia ishte vendi i vetëm që e kundërshtoi rezolutën.

Pro votuan dhjetë vende: Shqipëria, Franca, Gana, Irlanda, Kenia, Meksika, Norvegjia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Katër vende abstenuan: Brazili, Kina, Gaboni dhe India.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

okb linda thomas-greenfield vassily nebenzia lufta ukraine-rusi albana dautllari

Sondazh

Poll