Bota

FOTO/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht dhe dhunoi alpinisten, arrestohet Flori Beqiraj

Nikçi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht. Ajo ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

30 Shtator 2022, 20:52 Nga e.k
FOTO/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht dhe dhunoi alpinisten, arrestohet Flori
Pamje nga sulmi ndaj Mrika Nikçi

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar Flori Beqiraj si person të dyshuar në lidhje me ngacmimin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi. Lajmi është konfirmuar për gazetën e Ekspress.

FOTO/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht dhe dhunoi alpinisten, arrestohet Flori
Flori Beqiraj

Nikçi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht. Ajo ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Ndaj Flori Beqirajt është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.

Ngjarja e rendë ka ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në një nga rrugët e Pejës. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga alpinistja Mrika Nikçi ai e ka ndjekur nga pas deri sa ka gjetur momentin për ta ndaluar. Pamjet e rëndë tregojnë se autori ni dyshuar, Flori Beqiraj e ngacmon seksualisht të renë. Sikur të mos mjaftonte kjo ai më pas e qëllon dhe e dhuinon. Nikçi ja del që t'i shkëputet nga duart për një moment dhe mundohet ta qëllojë për t'i shpëtuar. Pasi sheh disa kalimtarë në rrugë ai largohet.

Sondazh

Poll