Art&Argëtim

Një bjonde ia ka "marrë zemrën", Eros Grezda na zbulon të dashurën e tij

Por duket se romancës së çiftit i erdhi fundi dhe dyshja konfirmoi ndarjen nga njëri-tjetri. Pas ndarjes nga Oriola, futbollisti u përfol për një lidhje me modelen spanjolle. Ishte vetë modelja e cila publikoi një foto me Erosin dhe ngriti dyshimet, por duket se e vërteta qëndron ndryshe.

30 Shtator 2022, 14:22 Nga e.k
Një bjonde ia ka "marrë zemrën", Eros Grezda na zbulon
Oriola Marashi dhe Eros Grezda

TIRANË- Eros Grezda dhe Oriola Marashi ishin një nga çiftet më të komentuara të showbizit muajt e fundit. Dyshja kishin filluar të bashkëjetonin bashkë në Zvicër ku futbollisti dhe luan teksa kaluan dhe karantinën së bashku.

Por duket se romancës së çiftit i erdhi fundi dhe dyshja konfirmoi ndarjen nga njëri-tjetri. Pas ndarjes nga Oriola, futbollisti u përfol për një lidhje me modelen spanjolle. Ishte vetë modelja e cila publikoi një foto me Erosin dhe ngriti dyshimet, por duket se e vërteta qëndron ndryshe.

Eros duket se ka nisur një romancë të re së fundmi. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se zemrën e futbollistit ja ka rrëmbyer bjondja simpatike Ajsel Abazi, madje dyshja nuk kanë ngurruar as të publikojnë video nga momentet e tyre së bashku!

Një bjonde ia ka "marrë zemrën", Eros Grezda na zbulon

Kujtojmë se Oriola dhe Grezda i dhanë fund marrëdhënies pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e këtij të fundit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

oriola marashi eros grezda

Sondazh

Poll