Bota

"Njeriu mal", kush është "heroi" i rusëve që iu bashkua ushtrisë për të luftuar në Ukrainë

Valuev është tërhequr nga boksi aktiv që nga viti 2009 dhe në vitin 2011 iu bashkua parlamentit rus, ku përfaqësoi partinë Rusia e Bashkuar pro Putinit. Ai njihet si "njeriu mal" në Rusi! Ai është i gjatë 2.13 m dhe peshon 150 kg. Ai është dy herë kampion bote në peshat e rënda dhe është një “hero” për rusët. 

30 Shtator 2022, 20:30 Nga e.k

 

"Njeriu mal", kush është "heroi" i rusëve
Nikolai Valuev

RUSI- 49-vjeçari Nikolai Valuev ka fituar dy herë kampionatin botëror të boksit për peshat e rënda dhe tani ai do të "përshtatet" për të luftuar jashtë ringut pasi është rekrutuar për të shkuar në frontin e luftës në Ukrainë.

"Njeriu mal", kush është "heroi" i rusëve

Presidenti i Rusisë ka ftuar Nikolai Valuev të luftojë kundër Ukrainës dhe boksieri deklaron i lumtur se është gati të luftojë për vendin e tij. 

Valuev është tërhequr nga boksi aktiv që nga viti 2009 dhe në vitin 2011 iu bashkua parlamentit rus, ku përfaqësoi partinë Rusia e Bashkuar pro Putinit. Ai njihet si "njeriu mal" në Rusi! Ai është i gjatë 2.13 m dhe peshon 150 kg. Ai është dy herë kampion bote në peshat e rënda dhe është një “hero” për rusët. 

“Mendoj se të gjithë deputetët kanë marrë thirrje për rekrutim, kështu që edhe unë. E mora telefonatën pak para udhëtimit tim në Donbas dhe nuk isha në shtëpi. Javën e ardhshme do të raportoj në zyrën e rekrutimit”, tha Valuev për “Izvestia”.

lufta ne ukraine nikolai valuev

Sondazh

Poll