Bota

Aneksimi i rajoneve/ Truss: Putin s’mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë

30 Shtator 2022, 19:50 Nga e.k
Aneksimi i rajoneve/ Truss: Putin s’mund të lejohet të
Liz Truss

BRITANI- Britania e Madhe ka kundërshtuar aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve në Ukrainë nga Moska.

“Putinit nuk mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë duke përdorur forcën brutale. Ne do të sigurojmë që ai të humbasë këtë luftë të paligjshme”. Kështu deklaroi sot kryeministrja britanike Liz Truss .

Ajo theksoi se lideri rus ka verpuar në kundërshtim me me ligjin ndërkombëtar.

“Putini ka vepruar edhe një herë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar me një shpërfillje të qartë për jetën e qytetarëve ukrainas, popullit ukrainas që ai pretendon se përfaqëson.”

“Britania e Bashkuar nuk do të injorojë kurrë vullnetin sovran të këtyre njerëzve dhe kurrë nuk do të pranojë rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia si asgjë tjetër përveç territorit ukrainas”, theksoi Liz Truss. 

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

liz truss aneksimi i 4 rajoneve te ukraines

Sondazh

Poll