Bota

VIDEO/ Gazetari Australian i motit ofendon ‘konspiracionistin’ që i ndërhyn në raportimin ‘live’ nga terreni

Një gazetar i motit i televizionit ‘Channel Nine’, Australi, Garry Youngberry është konfliktuar me një teorist konspiracioni që i ndërhyri gjatë transmetimit direkt, teksa raportonte për zhvillimet e motit. Ai kishte shkruar në një pankartë se po i modifikonin motin.

30 Shtator 2022, 19:42 Nga s.s
VIDEO/ Gazetari Australian i motit ofendon ‘konspiracionistin’
Gzetari në Australi

AUSTRALI- Një gazetar i motit i televizionit ‘Channel Nine’, Australi, Garry Youngberry është konfliktuar me një teorist konspiracioni që i ndërhyri gjatë transmetimit direkt, teksa raportonte për zhvillimet e motit.

Në video shihet një burrë pas gazetarit i cili mban një pankartë në duart e tij ku kishte shkruar: “Po na modifikojnë motin”.

Kameramani që ishte me Youngberry tentoi të përzinte konspiracionistin, i cili mbante syze dielli dhe pse ishte natë, por ai i shmangej dhe vijonte të qëndronte në sfondin e raportimit direkt të motit, raporton Daily Mail.

Disa kalimtarë gjithashtu ofenduan ndërhyrësin duke i kërkuar të largohej, ndërsa zoti Youngberry u detyrua të përmbyllte raportimin e tij. Më pas gazetari i zemëruar qetësohet dhe nis të flasë me burrin që po mbante pankartën në duar, duke i thënë: “Eja një herë or shok”.

Por, ai nuk ka pranuar që të shkojë pranë gazetarit dhe është larguar duke buzëqeshur dhe duke i bërë thirrje atij që të ‘tregojë të vërtetën’.

“Je një budalla i çmendur! E gjen veten në faqen zyrtare të qeverisë”, tha burri, teksa gazetari dhe kalimtarët tundin kokën të zhgënjyer dhe e quajnë burrin ‘idiot’.

australi gazetar

Sondazh

Poll