Bota

Aneksimi i katër rajoneve ukrainase, G7: Do të vendosim sanksione ekonomike shtesë për Rusinë

Ministrat e jashtëm të G7 dënuan në termat më të fortë të mundshëm luftën agresioni të Rusisë kundër Ukrainës dhe shkeljet e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

30 Shtator 2022, 19:28 Nga I.A
Aneksimi i katër rajoneve ukrainase, G7: Do të vendosim sanksione
G7

UKRAINË- Ministrat e jashtëm të G7 të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian thanë të premten se do të imponojnë kosto shtesë ekonomike ndaj Rusisë për aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase. Ministrat e jashtëm të G7 dënuan në termat më të fortë të mundshëm luftën agresioni të Rusisë kundër Ukrainës dhe shkeljet e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

"Ne kurrë nuk do t'i njohim këto aneksime të supozuara, as 'referendumet' e rreme të kryera me armë. Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet - brenda dhe jashtë Rusisë - që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar," thuhet në njoftim.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

lufta ukraine-rusi g7

Sondazh

Poll