Bota

Aneksimi i 4 rajoneve nga Putin, Von Der Leyen: E paligjshme! Ukraina është komb sovran

Ajo shton se aneksimi i rajoneve nga Putin është një procedurë e paligjshme.

30 Shtator 2022, 15:30 Nga F.M
Aneksimi i 4 rajoneve nga Putin, Von Der Leyen: E paligjshme! Ukraina
Von Der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Në një postim në rrjetet sociale, Von Der Leyen e quan Ukrainën komb Sovran. Ajo shton se aneksimi i rajoneve nga Putin është një procedurë e paligjshme.

“Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, nga presidenti rus Vladimir Putin, ka reaguar edhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen,”- shkruan Von Der Leyen.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

ursula von der leyen aneksimi i 4 rajoneve te ukraines

Sondazh

Poll