Bota

Putin firmosi aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Zelenskyy: Gjithçka do të jetë Ukrainë

Zelensky postoi në kanalin e tij Telegram të premten se Ukraina është në kontroll të situatës dhe se “Gjithçka do të jetë Ukrainë”. Presidenti i Ukrainës deklaroi se ai diskutoi planet për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia me komandantin suprem ushtarak të Ukrainës.

30 Shtator 2022, 14:58 Nga e.k
Putin firmosi aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Zelenskyy: Gjithçka do
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga rimarrja e të gjitha rajoneve që janë të pushtuara dhe që do të aneksohen nga Moska.

Zelensky postoi në kanalin e tij Telegram të premten se Ukraina është në kontroll të situatës dhe se “Gjithçka do të jetë Ukrainë”. Presidenti i Ukrainës deklaroi se ai diskutoi planet për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia me komandantin suprem ushtarak të Ukrainës.

Ai tha se Ukraina po vazhdon të furnizojë trupat e saj me armë dhe municione të tjera.

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Kremlini bëri me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

volodymyr zelenskyy vladimir putin aneksimi i 4 rajoneve te ukraines

Sondazh

Poll