Bota

Rrjedhjet në Nord Stream, Putin akuzon Perëndimin për sabotim

Duke iu referuar britanikëve si “anglo-saksone”, ai tha se ata ndihmuan në organizimin e shpërthimeve të tubacioneve në detin Baltik. Ai duket se i referohet pretendimeve të Ukrainës se Rusia është përgjegjëse për rrjedhjet  në dy tubacionet kryesore të gazit që kalojnë në Europë.

30 Shtator 2022, 15:08 Nga e.k
Rrjedhjet në Nord Stream, Putin akuzon Perëndimin për sabotim
Vladimir Putin

RUSI- Duke vazhduar përbuzjen e tij kundër Perëndimit, Putini ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë për rrjedhjet në tubacionet Nord Stream, raporton BBC.

Duke iu referuar britanikëve si “anglo-saksone”, ai tha se ata ndihmuan në organizimin e shpërthimeve të tubacioneve në detin Baltik. Ai duket se i referohet pretendimeve të Ukrainës se Rusia është përgjegjëse për rrjedhjet  në dy tubacionet kryesore të gazit që kalojnë në Europë.

Putin gjithashtu i referohet ushtrisë amerikane si “brutale”.

Udhëheqësi rus akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe aleatët e saj për një “luftë hibride” kundër Rusisë dhe administratave separatiste që ajo mbështeti në Ukrainën lindore. Ai theksoi se Perëndimi nuk ka të drejtë morale të flasë për demokracinë, duke shtuar se ka arsye për të besuar se vendet perëndimore nuk kërkojnë një rrugëdalje nga kriza globale e ushqimit.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

aneksimi i 4 rajoneve te ukraines vladimir putin

Sondazh

Poll