Bota

Akuzat për abuzim seksual ndaj Jeffrey Epstein, Princi Andrew “i tërbuar” nga ky fakt

19 Gusht 2019, 06:49 Nga DOSJA
Akuzat për abuzim seksual ndaj Jeffrey Epstein, Princi Andrew “i

SHBA- Princi Andrew ka thënë se ai është “i tmerruar” nga akuzat për abuzim seksual  ndaj ish-mikut të tij Jeffrey Epstein.

Reagimi i tij vjen pak ditë pas DailyMail publikoi foton e pikturës së Clinton në rezidencën e Epstein, kush ish-presidenti amerikan shfaqej i veshur me një fustan blu dhe taka të kuqe.

66-vjeçari, Epstein u vetvra në qelinë e burgut para se të priste vendimin që do të merrte gjykata kundër tij, nën akuzat e trafikimit seksual.

Gjatë periudhës më të gjatë të jetës së tij, Epstein është shoqëruar shujmë me Presidentin aktual Donald Trump, me Princin Andreë dhe ish-Presidentin Bill Klinton.

Ndërkohë edhe pallati mbretëror përmes një deklarate ka shprehur habinë për rastin e Jeffrey Epstein.

Lartësia e Tij Mbretërore ilustron shfrytëzimin e çdo qenie njerëzore dhe sugjeron që ai të ndëshkojë, të marrë pjesë në ose të inkurajojë çdo sjellje të tillë është e neveritshme

Epstein u deklarua i pafajshëm për akuzat e trafikut të seksit dhe komplotit muajin e kaluar dhe po mbahej i dënuar me kusht.

Sipas regjistrimeve të gjykatës, një tjetër nga akuzuesit e Epsteinit, Virginia Roberts, pretendoi se ajo ishte e detyruar të bënte seks me princin në tre raste, në Londër, Neë York dhe në një ishull privat të Karaibeve në pronësi të Epstein, gajtë viteve  1999 dhe 2002, kur ajo ishte nën moshë sipas ligjit amerikan.

Por Buckingham Palace i ka quajtur këto pretendime “të rreme dhe pa asnjë bazë”.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jeffrey epstein princi andrew skandali seksual vrasja e epstein jeffrey epstein princi andrew skandali seksual vrasja e epstein

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2019, 15:29

Fëmijët model, rritet kërkesa në Kinë

KINË– Fëmijë me manikyr dhe të grimuar, kalojnë njëri pas tjetrit në pasarelë në Pekin, një nga mijëra eventet që po ndez një kërkesë të madhe për fë...