Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovës, diplomatja greke: Kemi shprehur gjithmonë mbështetjen tonë

Në një postim në rrjetet sociale Vakali shprehet se Greqia vazhdimisht ka qenë një mbështetëse për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

30 Shtator 2022, 14:03 Nga d.a.
Liberalizimi i vizave për Kosovës, diplomatja greke: Kemi shprehur
Kosove-Greqi

KOSOVË- Zyra greke në Prishtinë e drejtuar nga Heleni Vakali ka treguar mbështetjen e saj ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale Vakali shprehet se Greqia vazhdimisht ka qenë një mbështetëse për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e Liberalizimit të Vizave për kosovarët”, thuhet në postim.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, por pavarësisht kësaj vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes dy vendeve ku dhe janë shpeshtuar takimet diplomatike.

Presidenca çeke e BE-së ka konfirmuar se në mbledhjen e rradhës, më 13 tetor, në rend dite do të jetë dhe diksutimi për libewralizimin e vizave për Kosovën.

 

liberalizimi i vizave per kosoven marredheniet greqi-kosove

Sondazh

Poll