Art&Argëtim

Fansi e pyet nëse është xheloze, ja si përgjigjet Alketa Vejsiu

Ajo shpesh herë realizon ‘ask me questions’ me ndjekësit e saj ku i dretojnë pyetje nga më të ndryshmet dhe moderatorja nuk ngurron t’ju përgjigjet. Së fundmi një ndjekës e ka pyetur prezantuesen nëse është ‘xheloze’. Alketa u shpreh se pa xhelozinë nuk ka as dashuri.

30 Shtator 2022, 14:06 Nga e.k
Fansi e pyet nëse është xheloze, ja si përgjigjet Alketa
Alketa Vejsiu

TIRANË- Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura të publikut. Ajo prej vitesh ka arritur të qëndrojë on top në ekranet shqiptare duke sjellë gjithnjë projekte të reja.

Ajo shpesh herë realizon ‘ask me questions’ me ndjekësit e saj ku i dretojnë pyetje nga më të ndryshmet dhe moderatorja nuk ngurron t’ju përgjigjet. Së fundmi një ndjekës e ka pyetur prezantuesen nëse është ‘xheloze’. Alketa u shpreh se pa xhelozinë nuk ka as dashuri.

Ajo theksoi se në jetë nuk ka qenë asnjëherë xheloze për dikë dhe gjithmonë është përpjekur të mësojë nga të tjerët.

“Dashuria është përkatësi. Pa xhelozi ska dashuri. Raportet ndërtohen megjithatë mbi lirinë e tjetrit deri aty ku e jotja nuk cënohet. Në jetë pataj skam qenë kurrë xheloze për askënd që ka qenë mëshumë apo më mirë se unë. Kam marrë shembull e kam admiruar, kam dashur të mësoj prej modelit! Asnjëherë ziliqare, asnjëherë. Ska më keq se xhelozia. E gryen atë që ka. Por është ndjenjë edhe ajo, njerëzore!”– u përgjigj prezantuesja.

Kujtojmë se një ditë më pareë Vejsiu iu përgjigj pyetjes së një fansi në lidhje me miqësinë e saj me "rivalen", Arbana Osmani. Moderatorja u përgjigj se nuk ka pasur asnjëherë miqësi mes tyre por një raport korrekt mes kolegësh.

“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh se kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Në distancë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza,”–është shprehur Vejsiu.

alketa vejsiu

Sondazh

Poll