Bota

FOTO/ Satelitët kapin imazhet e para të rrjedhjeve të metanit të Nord Stream

Analiza satelitore ka zbuluar imazhet e para të shtëllungave masive të metanit të shkaktuara nga shpërthimet e fundit në tubacionet Nord Stream në Detin Baltik. Tubacioni i naftës dhe gazit shkarkoi 40,000 ton metan, duke çliruar ekuivalentin e 3% të emetimeve vjetore të naftës dhe gazit të Meksikës në vetëm 17 ditë.

30 Shtator 2022, 09:42 Nga s.s
FOTO/ Satelitët kapin imazhet e para të rrjedhjeve të metanit
Rrjedhjet në Nord Stream

SHBA- Analiza satelitore ka zbuluar imazhet e para të shtëllungave masive të metanit të shkaktuara nga shpërthimet e fundit në tubacionet Nord Stream në Detin Baltik. 

Observatori Ndërkombëtar i Emetimeve të Metanit i Kombeve të Bashkuara tha në Twitter se analiza e kryer me studiues nga Universitat Politècnica de València zbuloi shtëllunga metani nga Nord Stream që janë dukshëm më të mëdha se ato të identifikuara në një ngjarje të ashtuquajtur super-emetues në Gjirin e Meksikës vitin e kaluar. 

Tubacioni i naftës dhe gazit shkarkoi 40,000 ton metan, duke çliruar ekuivalentin e 3% të emetimeve vjetore të naftës dhe gazit të Meksikës në vetëm 17 ditë, raporton bloomberg.com.

Observatori i OKB-së për emetimet globale të metanit, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Valencias, thanë se rrjedhja këtë herë është edhe më e madhe.

Metani, nga i cili përbëhet kryesisht gazi natyror, është një gaz serrë, 80 herë më potencialisht “i rrezikshëm” për ngrohjen globale sesa dioksidi i karbonit.

Në të njëjtën kohë, studiuesit vazhduan me analizimin e imazheve satelitore dhe zbuluan se më 29 shtator rrezja e rrethit karakteristik të formuar nga gazi i lëshuar është zvogëluar në 500 metra, në krahasim me 700 metra më 26 shtator. katër rrjedhje janë zbuluar në dy tubacionet Nord Stream që transportojnë gaz natyror nga Rusia në Europë.

deti baltik shba nafte metan

Sondazh

Poll