Bota

Zelenskyy: Nëse dikush do ta ndalonte Putinin, Rusia do të kursehej nga pasoja më të mëdha

Duke iu referuar planeve të Kremlinit për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu besimin se ato nuk do të kenë rezultatet e pritura.

29 Shtator 2022, 22:48 Nga I.A
Zelenskyy: Nëse dikush do ta ndalonte Putinin, Rusia do të kursehej

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky argumentoi sonte se Rusia mund të shmangë pasojat më të këqija të luftës që ka nisur kundër vendit të tij, por dikush do të duhet të ndalojë të fortën e Kremlinit, Vladimir Putin.

“Kjo ende mund të ndalet. Por për ta ndaluar këtë, dikujt do ti duhet të ndalojë atë në Rusi që po e vë luftën para jetës. Jeta juaj, qytetarë të Rusisë”, tha Zelensky.

Duke iu referuar planeve të Kremlinit për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu besimin se ato nuk do të kenë rezultatet e pritura.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll