Bota

Po raportonte mbi uragani Ian, gazetarja i vë mikrofonit prezevativ: Nuk duhet ta lagim 

Shumë reporterë të lajmeve u përballën me motin për të mbuluar atë që ishte një nga uraganet më të forta që Florida ka parë në vite, duke përfshirë Kyla Galer.

29 Shtator 2022, 21:11 Nga I.A
Po raportonte mbi uragani Ian, gazetarja i vë mikrofonit prezevativ: Nuk
Kyla Galer

SHBA- Uragani Ian goditi Florida të mërkurën 28 shtator dhe metoda e gazetares Kyla Galer për të mbrojtur mikrofonin e saj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Shumë reporterë të lajmeve u përballën me motin për të mbuluar atë që ishte një nga uraganet më të forta që Florida ka parë në vite, duke përfshirë Kyla Galer.

Gazetarja e NBC 2 është bërë virale në internet pasi përdori një prezervativ, për të mbrojtur mikrofonin e saj gjatë stuhisë. Klipet virale të marra nga mbulimi i drejtpërdrejtë i uraganit 2 këtë javë tregojnë Kyla me një prezervativ të mbështjellë rreth mikrofonit të saj.

 "Shumë njerëz po pyesin se çfarë është në mikrofonin tim. Është ajo që ju mendoni se është - është një prezervativ! Ndihmon në mbrojtjen e pajisjes. Ne nuk mund t'i lagim këta mikrofon. Ka shumë erë, ka shumë shi, kështu që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë, dhe kjo është vendosja e një prezervativi në mikrofon,” tha Galer.

kyla galer

Sondazh

Poll