Bota

Merkel paralajmëron: Putini nuk po bën bllof me armë bërthamore

Në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së Fondacionit Helmut Kohl, Merkel theksoi se kjo i referohet shprehimisht kërcënimeve bërthamore të Putinit.

28 Shtator 2022, 15:17 Nga d.a.
Merkel paralajmëron: Putini nuk po bën bllof me armë
Merkel

GJERMANI- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se fjalët e presidentit rus Vladimir Putin duhet të merren seriozisht.

Në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së Fondacionit Helmut Kohl, Merkel theksoi se kjo i referohet shprehimisht kërcënimeve bërthamore të Putinit.

"Merrini fjalët seriozisht. Mos i hidhni menjëherë si bllof, por përballuni seriozisht. Nuk është shenjë dobësie, por dëshmi e zgjuarsisë politike. Helmut Kohl do të bënte gjithçka për të ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, por ai kurrë nuk do të humbiste nga sytë të nesërmen"– tha ajo.

Me këto fjalë Merkel shprehu indirekt qëndrimin e saj për situatën në Ukrainë. Pas largimit nga detyra, Merkel tha se nuk do të komentonte për çështjet ditore politike, kështu që ajo tregoi" pozicionin e saj në një përgjigje se si kancelari Kohl do t'i përgjigjej krizës në vitin 2022.

Ajo tha se Kohl "paralelisht do të merrte gjithmonë parasysh atë që duket e paimagjinueshme për momentin, që është se si të zhvillohen përsëri marrëdhëniet me Rusinë".

angela merkel vladimir putin fondacioni helmut kohl

Sondazh

Poll