Bota

PE i kërkon BE pezullimin e negociatave me Serbinë, shkak marrëveshja me Rusinë

Kështu thuhet në draft raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, ku përfaqësuesit e PE do ta diskutojnë këtë dokument në komitetin e politikës së jashtme më 13 tetor dhe versioni përfundimtar i draftit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian, në një votim që pritet në nëntor.

28 Shtator 2022, 13:39 Nga d.a.
PE i kërkon BE pezullimin e negociatave me Serbinë, shkak
Bruksel

BRUKSEL- Parlamenti Evropian (PE) do t'i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë derisa Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Kështu thuhet në draft raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, ku përfaqësuesit e PE do ta diskutojnë këtë dokument në komitetin e politikës së jashtme më 13 tetor dhe versioni përfundimtar i draftit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian, në një votim që pritet në nëntor.

"Jepni përparësi përafrimi të vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e pranimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë", thuhet në draft-raport.

Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare apo institucione të tjera evropiane. Socialdemokratët evropianë, grupimi i dytë më i madh në PE, kanë njoftuar tashmë se besojnë se BE nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe njoftuan se do të përfshihet në raportin e ardhshëm të PE. mbi zgjerimin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikolla Selakoviç, kanë nënshkruar një marrëveshje për një plan të konsultimeve mes dy ministrive. Nënshkrimi u bë në New York në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në qendër të diskutimit kishte pikërisht luftën që ka nisur Rusia në Ukrainë. Selakoviç nuk ishte i vetmi nga krerët serbë që u takua me ministrin rus pasi po në New York ai u takua dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. 

anetaresimi i serbise ne be marreveshja serbi-rusi

Sondazh

Poll