Bota

“Ky është ferr” Ambasada Amerikane në Beograd paralajmëroi presion edhe më të fortë perëndimor ndaj Serbisë

Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë një video të cilën e ka shoqëruar me titullin: "182 ditët e luftës së padrejtë të Putinit".

28 Shtator 2022, 15:05 Nga d.a.
“Ky është ferr” Ambasada Amerikane në Beograd
Postimi

SERBI- Ambasada Amerikane në Beograd ka njoftuar në Twitter presion edhe më të fortë nga Perëndimi ndaj Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë një video të cilën e ka shoqëruar me titullin: "182 ditët e luftës së padrejtë të Putinit".

"Presioni nuk është ferr. Ky është ferr,"-shkruhet mbi postim.

Ambasada Amerikane në njoftimin e saj i tha Beogradit zyrtar se “Fakti që po i bëhet presion Serbisë nuk është asgjë në krahasim me luftën në Ukrainë”. Ky njoftim praktikisht do të thotë se lidershipi shtetëror i Serbisë duhet të presë presion edhe më të fortë nga Perëndimi!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikolla Selakoviç, kanë nënshkruar një marrëveshje për një plan të konsultimeve mes dy ministrive. Nënshkrimi u bë në New York në ambjentet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në qendër të diskutimit kishte pikërisht luftën që ka nisur Rusia në Ukrainë. Selakoviç nuk ishte i vetmi nga krerët serbë që u takua me ministrin rus pasi po në New York ai u takua dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. 

ambasada amerikane në beograd marreveshja serbi-rusi

Sondazh

Poll