Bota

Ç'do diskutojë? Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë

Çështja që do ngrihet në takim është dhe demonstrata në rrugët e Iranit.

28 Shtator 2022, 10:45 Nga A.B
Ç'do diskutojë? Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë
Erdogan

TURQI- Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do të disktohet marrëdhënia me Greqinë.

Mediat turke theksojnë rëndësinë e takimit të sotëm, ku do të shqyrtohen në detaje, siç thonë ata, "hapat e ndërmarra nga Greqia që pajis ishujt e Egjeut". Bëhet e ditur se në fund të mbledhjes do të nxirren përfundime se ku po shkon Ankaraja dhe si do të ecë vendi në periudhën e ardhshme.

Çështje të tjera që do të ngrihen në takim janë demonstratat në rrugët e Iranit, lufta antiterroriste si dhe “incidentet e riatdhesimit të emigrantëve në Egje”./ Burimi: Protothema.gr

 

erdogan

Sondazh

Poll