Bota

Aksion anti-drogë në Dukagjin, arrestohen 7 persona, kapen me drogë dhe armë

Këtë e konfirmoi dhe prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotivikëve dhe armëve.

28 Shtator 2022, 11:28 Nga I.A
Aksion anti-drogë në Dukagjin, arrestohen 7 persona, kapen me
Policia e Kosoves

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë është duke kryer një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit. KlanKosova shkruan se nga bastisja e 10 vendodhjeve janë arrestuar shtatë persona. Këtë e konfirmoi dhe prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotivikëve dhe armëve.

“Aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit. Deri tani janë bastisur 10 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona. Po ashtu deri tani është konfiskur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe janë sekuestruar disa armë. Aksioni është duke vazhdur”, tha Qavolli.

ersan qavolli policia e kosoves

Sondazh

Poll