Bota

Sollën 113 kg heroinë nga Irani, dënohen 4 shqiptarët në Kosovë

Gazeta Express shkruan se Xhemajl Shalën dhe Iskender Salen, gjykata i ka gjetur fajtorë secilin për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

28 Shtator 2022, 09:17 Nga I.A
Sollën 113 kg heroinë nga Irani, dënohen 4 shqiptarët
Kokaine

KOSOVË- Xhemail Shala, Sadik Shala, Alban Gashi dhe Iskender Sale, të akuzuar në rastin e 113 kg heroinë të sjella nga Irani, janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Prishtinës. Gazeta Express shkruan se Xhemajl Shalën dhe Iskender Salen, gjykata i ka gjetur fajtorë secilin për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Gjykata i ka shqiptuar Xhemajl Shalës dënim me burgim me kohëzgjatje prej 9 vite (dënim unik) dhe 25 mijë euro dënim me gjobë. Ndërsa Sadik Shalës gjykata i ka shqiptuar 7 vite dënim me burgim si dhe dënim me gjobë prej 15 mijë  euro. Kurse Iskender Sale është dënuar me  9 vite dënim me burgim (dënim unik) si dhe dënimin me gjobë prej 25 mijë euro.

Gjithashtu gjyakta ka gjetur fajtor Alban Gashin dhe të njëjtit i ka shqiptuar 1 vit dënim me burgim për veprën penale dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale falsifikim i dokumenteve. Po ashtu gjykata ka urdhëruar dënimin plotësues për konfiskimin  e mjeteve të përdorura në kryerjen e këtyre veprave penale si dhe shkatërrimin e lëndës narkotike të llojit heroinë.

xhemail shala sadik shala alban gashi iskender sale

Sondazh

Poll