Sport

E pazakontë, klubi brazilian nënshkruan me lojtarin që vrau ish-të dashurën dhe ia hodhi trupin qenëve

15 Gusht 2019, 15:24 Nga DOSJA
E pazakontë, klubi brazilian nënshkruan me lojtarin që vrau

BRAZIL-Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Brazil,  klubi i kategorisë së tretë Poços de Caldas ka firmosur me portierin  Bruno Fernandes, i cili u burgos për 9 vite pasi hartoi një komplot për të vrarë ish-të dashurën e tij.

Bruno Fernandes, i cili u shndërrua në një portier ylli në ligën braziliane dhe gati sa përfundoi të luante për Barcelonën në La Liga, u la i lirë muajin e kaluar nga burgu dhe u vu nën arrest shtëpiak pasi vuajti gati gjysmën e një dënimi 22-vjeçar për vrasjen e modeles , Eliza Samúdio, në 2010 dhe trupin e saj ia hodhi qenve. Shkak për këtë, ishte kërkesa e ish-modeles, që Fernandes të paguante për rritjen e fëmijëve që kishin bashkë.

Fernandes u la i lirë nga burgu më 19 korrik dhe nënshkroi një marrëveshje me Poços de Caldas, një ekip i kategorisë së tretë në Brazil që do të garojë për turneun Campeonato Mineiro 2020.

34-vjeçari u la i lirë dhe në shkurt  2017, luajti disa ndeshje për Boa Sporte, një tjetër klub i kategorisë më të ulët. Por gjykata e lartë e Brazilit e urdhëroi atë të kthehej në burg disa javë më vonë.

Kushtet e lirimit të tij nga burgu treguan se portierit iu kërkua të gjente punë brenda 30 ditëve nga vendosja në arrest shtëpiak.

Fernandes, i cili u dënua në mars të vitit 2013 u akuzua gjithashtu edhe për rrëmbimin e djalit të tij Bruninho.

Burimi: NEWSYPEOPLE

(d.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bruno fernandes poços de caldas vrau ish të dashurën firmos me klubin brazilian bruno fernandes poços de caldas vrau ish të dashurën firmos me klubin brazilian

Sondazh

Poll