Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, pamja e autorëve që largohen me motoçikletë, e dogjën në lagjen ‘Guerrile’

Pasagjeri në motoçikletë, i cili është qëlloi me pistoletë të riun në një bar kafe, dyshohet se është Bajram Çekorja, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.

27 Shtator 2022, 17:50 Nga k.m.
Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, pamja e autorëve që
Momenti kur ikën motomjeti

SHKODËR- Publikohet fotoja e dy personave që i morën jetën  19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 Shtatorit në Shkodër, largohen nga vendngjarja. Autorët që janë pikasur nga kamerat e sigurisë, ku duket qartë se të dy janë të maskuar me kokore dhe largohen me shpejtësi përmes rrugicave për të humbur gjurmët nga Policia e Shtetit.

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, pamja e autorëve që
Momenti kur ikën motomjeti

Pasagjeri në motoçikletë, i cili është qëlloi me pistoletë të riun në një bar kafe, dyshohet se është Bajram Çekorja, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër nuk është identifikuar ende ndërsa motoçikleta dhe arma e përdorur në krim u dogjën në lagjen ‘Guerrile’.

Mbrëmjen e 18 shtatorit, Bajram Çekorja nxorri armën qëlloi me breshëri mbi të riun duke marrë kështu hak për vrasajen e të atit, Ismetit, që u vra disa javë më parë, po në këtë lagje.  E gjitha nisi pasi emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga Policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, më 25 gusht. Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar, Bajram Çekorjan dhe Tornado Fushën. Shkak, mendohet se ishte një konflikt që dy palët kishin prej kohësh, që kulmoi në përplasjen me armë zjarri. Fatmirësisht pa të lënduar.

Pas lajmeve dhe aludimeve, më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime të disa personave, duke pretenduar se sulmet ndaj familjes së tij i përgatisnin bandat dhe shteti. 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, ka dyshime se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut, Erjon Xhenje. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhenje të ketë pasur gisht, ose të paktën informacion lidhur me atentatin për të cilin janë në kërkim kushërinjtë e tij. Ndaj për Bajramin, 19-vjeçari ishte objektivi më i lehtë për të marrë hakun e babait. 

erjon xhenje vritet erjon xhenje

Sondazh

Poll