Bota

U aludua se ishte arrestuar, shfaqet për herë të parë pas thashethemeve presidenti kinez Xi Jinping

Lajmet e përhapura në disa media aziatike e patën fillimin pas vendimit misterioz të Kinës për të anuluar mbi 6 mijë fluturime ndërkombëtare, ndërsa u bllokuan edhe linjat kryesore hekurudhore. Mbrëmjen e djeshme mediat e huaja shkruanin se pushtetin e keshte marrë në dorë Li Qiaoming, një gjeneral i lartë në ushtri.

27 Shtator 2022, 16:37 Nga e.k
U aludua se ishte arrestuar, shfaqet për herë të parë pas
Xi Jinping

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping është shfaqur sot për herë të parë në publik që pas thashethemeve se në Kinë kishte ndodhur një grusht shteti dhe ai ishte vendosur nën arrest.

U aludua se ishte arrestuar, shfaqet për herë të parë pas

Lajmet e përhapura në disa media aziatike e patën fillimin pas vendimit misterioz të Kinës për të anuluar mbi 6 mijë fluturime ndërkombëtare, ndërsa u bllokuan edhe linjat kryesore hekurudhore. Mbrëmjen e djeshme mediat e huaja shkruanin se pushtetin e keshte marrë në dorë Li Qiaoming, një gjeneral i lartë në ushtri.

Thashethemet do të nxiteshin edhe më tepër pak ditë më pas, kur qeveria kineze urdhëroi arrestimin e dhjetra zyrtarëve të lartë me akuzën e korrupsionit.

Por gazetari Saikiran Kannan i cili monitoron zhvillimet në Kinë raporton se Xi është shfaqur sot teksa ka vizituar një ekspozitë të titulluar “Përpjekja e një epoke të re”. Pamjet janë transmetuar nga televizioni kinez shtetëror CCTV.

kine xi jiping

Sondazh

Poll