Sport

Solskjaer më shumë pikë në Premier League se çdo trajner në histori në 10 ndeshjet e para

25 Shkurt 2019, 09:26 Nga DOSJA
Solskjaer më shumë pikë në Premier League se çdo

Ole Gunnar Solskjaer erdhi si trajneri i Manchester United me një mendje shumë të qartë.

Norvegjezi donte që ekipi i tij të luante pa frikë, duke marrë rreziqe herë pas here gjatë lojës.

Më thjesht me fjalët e tij, Solskjaer i kërkoi lojtarëve “të jenë si ata fëmijët që duan të luajnë futboll” dhe deri më tani ka shkuar shumë mirë për ish sulmuesin e Manchesterit.

Ole ka marrë më shumë pikë në 10 ndeshjet e para se çdo trajner tjetër në historinë e Premier League pasi barazoi 0-0 më Liverpool në Old Trafford.

Ai ka mundur të nxjerrë më të mirën nga një numër lojtarësh, duke përfshirë Paul Pogba i cili më parë kritikohej për sjelljen e tij nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Vlen të përmendet dhe forma e Marcus Rashford dhe Jesse Lindgard, të cilët përfaqësojnë filozofinë e klubit për të rritur lojtarë vendas.

Këta lojtarë të talentuar tashmë po luajnë me më shumë liri gjë që i ka bërë të ndihen më mire.

Është zbuluar se Solskjaer e ka të ndarë mendjen se si ai do të ndërtojë komunikimin në dhomat e zhveshjes.

Sipas The Telegraph, menaxheri I United ka dëshirë që të flasë me sa më shumë lojtarë që të jetë e mundur në mënyrë që të ‘injektojë pozitivitet’.

Mesa duket norvegjezi ka ardhur me një mendje të qartë dhe është i fokusuar tek përgatitja e lojtarëve të tij, diçka që Sir Alex Ferguson u bë i famshëm gjatë 26 viteve në Old Trafford.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manchester united ole gunnar solskjaer premier league manchester united ole gunnar solskjaer premier league

Sondazh

Poll

Sport 25 Shkurt 2019, 08:47

Jose Mourinho: Hazard do shkëlqente në Madrid

Trajneri portugez, Jose Mourinho, beson se ylli i Chelsea-t është i ka të gjitha aftësitë për të luajtur me gjidandët e Spanjës.Belgu Eden Hazard ka talentin dh...

Sport 24 Shkurt 2019, 17:07

Mbappe thyen tjetër rekord në Ligue 1

Francezi Kylian Mbappe nuk është më thjesht një talent në ligën francize. 20-vjeçari tashmë e ka konfirmuar veten si një nga sulmuesit më të mirë në Euro...