Art&Argëtim

Dua Lipa bën dedikim prekës për regjisoren e ndjerë Vjosa Berisha

Themeluesja Vjosa Berisha nuk mundi të ishte pjesë e festivalit të filmit pasi ajo humbi jetën në muajin qershor.

26 Shtator 2022, 14:34 Nga A.B
Dua Lipa bën dedikim prekës për regjisoren e ndjerë Vjosa
Dua Lipa dhe Vjosa Berisha

SHBA- Në Prishtinë u mbajt festivali i filmit “Pri Film Fest”, por kësaj here me një ndryshim të madh. Themeluesja Vjosa Berisha nuk mundi të ishte pjesë pasi ajo humbi jetën në muajin qershor.

“Vjosa Forever PriFest” (Vjosa përgjithmonë”), ishte slogani i festivalit këtë vit.

Dua Lipa ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram. Ajo ka shpërndarë një postim ku në të shkruhej:  “Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të @prifest për punën e palodhshme na keni lehtësu sadopak dhimbjen e papërshkrushme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falenderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush @fatossberisha që ke mbrri me e organizu kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive   Ota is proud of you! Ju dua ma s’shumti! “

“OTA, PRIFEST! Për të!”, shkroi Dua në foto.

Dua Lipa bën dedikim prekës për regjisoren e ndjerë Vjosa

dua lipa vjosa berisha

Sondazh

Poll