Art&Argëtim

Arben Mevlani në dasmën e Arminës: Nuk e prisja të më bënte krushk me Sali Berishën

Arben Mevlani ka emocionuar në fjalimin e dasmës së Arminës dhe Shkëlzenit. Duke i uruar çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, ai tha se nuk e priste kurrë që Armina do e bënte krushk me Sali Berishën.

26 Shtator 2022, 08:20 Nga s.s
Arben Mevlani në dasmën e Arminës: Nuk e prisja të më
Armina Mevlani, Sali Berisha dhe Arben Mevlani

TIRANË- Ditën e djeshme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Babai i Arminës, spikeri dhe gazetari i njohur i lajmeve, Arben Mevlani ka hapur dasmën e së bijës me një fjalim emocionues.

Ai i ka uruar çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, duke shtuar se nuk e priste kurrë që Armina do e bënte krushk me Sali Berishën.

“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, ka thënë Arben Mevlani.

Arben Mevlani në dasmën e Arminës: Nuk e prisja të më
Arben Mevlani, Armina dhe Shkëlzen

Gjithashtu edhe ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim, i cili është shprehur se merita më e madhe e Shkëlzenit është që ka arritur të fitojë zemrën e Arminës.

“Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, ka thënë Berisha.

Arben Mevlani në dasmën e Arminës: Nuk e prisja të më
Armina, Shkëlzen, Lirie dhe Berisha

 

arben mevlani sali berisha armina mevlani shkelzen berisha

Sondazh

Poll