Sport

Kepa insiston: ” Ishte vetëm një keqkuptim mes meje dhe trajnerit”

25 Shkurt 2019, 08:07 Nga DOSJA
Kepa insiston: ” Ishte vetëm një keqkuptim mes meje dhe

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalga shkroi të gjithë titujt e gazetave me sjelljen që tregoi dje në përballjen me Manchester Cityn, pasi refuzoi të linte fushën edhe pse po e kërkonte trajneri i tij.

Sipas tij, spanjolli tregoi se çdo gjë ndodhi për shkak të një keqkuptimi pasi tekniku italian mendoi se ai ishte i lënduar.

Më duhet të them se ishte një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindem trajnerit, apo diçka të atillë.

Ishte vetëm keqkuptim, sepse u vizitova nga stafi mjekësor dy herë dhe ai mendoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja.

Ishte një ngatërresë prej dy apo tre minutash deri sa stafi mjekësor shkoi te banka rezervë dhe ata ia shpjeguan çdo gjë. Nuk kishte të bënte asgjë me probleme (lëndim muskulor në kofshë) që kisha këtë javë.

Ishte një keqkuptim, ai mendonte që nuk mund të vazhdoja. Unë po tentoja t’i tregoja se isha fizikisht mirë.

 E di që shumë njerëz po flasin rreth kësaj, por unë kështu e përjetova nga brenda.

Vlen të theksohet se në penallti Blutë humbën me rezultat 3-4 dhe kështu Man City fituan EFL Cup për herë të gjashtë në histori dhe të dytën radhazi. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kepa arrizabalaga mauricio sarri kepa arrizabalaga mauricio sarri

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2019, 17:07

Mbappe thyen tjetër rekord në Ligue 1

Francezi Kylian Mbappe nuk është më thjesht një talent në ligën francize. 20-vjeçari tashmë e ka konfirmuar veten si një nga sulmuesit më të mirë në Euro...

Sport 24 Shkurt 2019, 14:28

As Roma vendos nën radarë meksikanin Lozano

Meksikani Hirving Lozano po vazhdon të shkëpqejë me formën e tij të shkëlqyeshme në kampionatin hollandez me PSV Eindhoven.Sulmuesi meksikan falë paraqitjeve të...