Bota

FOTO-LAJM/ Gabimi në fletën e votimit! Kandidatja e Legës ‘ndërron gjini’

E kanë quajtur Roberto Loi.

25 Shtator 2022, 18:07 Nga F.M
FOTO-LAJM/ Gabimi në fletën e votimit! Kandidatja e Legës
Fleta e votimit

ITALI- Një gabim në fletën e votimit në Cagliari. Ansa.it shkruan se ka qenë kandidatja e Legës, Roberta Loi, ajo që ka denoncuar afishimin gabim të emrint të saj. Siç duket, në fletë, kandidates i kanë ‘ndërruar gjininë’ pasi e kanë quajtur Roberto Loi.

“Pranë simbolit të Legës do të gjeni të shkruar Roberto Loin, por gjithsesi jam unë. Ky është një gabim shtypi që do ta vlerësojmë në forumet përkatëse,”- denoncon kandidatja.

Prefektura e Cagliarit, konfirmon gabimin për Ansa, por shton se për momentin nuk ka asnjë ndërhyrje zyrtare për ta edituar. 

Sytë e botës janë përqendruar në Itali ku sot zhvillohen zgjedhjet. Në mes të një krize të paprecedentë ndërkombëtare, në orën 7 të mëngjesit u hapën rregullisht qendrat e votimit në mbi 61 mijë njësitë elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë. 51 milionë italianë kanë të drejtë që të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga të cilët 4.7 milionë votojnë jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat.

roberta loi zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll