Bota

Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do të dënohen me 10 vjet burg

Vendimi i presidentit rus, Vladmir Putin për të mobilizuar ushtrinë në kuadër të nisjes së një ofensive të re në Ukrainë ka nxitur protesta të shumta në vend. Prej dy ditësh tashmë rusët po largohen masivisht nga vendi në rrugë tokësore dhe ajrore për të "shpëtuar" nga thirrja në ushtri.

24 Shtator 2022, 16:01 Nga e.k
Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do të
Një ushtar rus

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, duke mos iu bindur kështu urdhrave tani mund të përballen me 10 vjet burg.

Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën dhe u miratua në fillim të javës nga parlamenti, shkuan Sky News.

Megjithatë, ka pasur raporte të shumta që  ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë ndërsa disa po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë. Vendimi i presidentit rus, Vladmir Putin për të mobilizuar ushtrinë në kuadër të nisjes së një ofensive të re në Ukrainë ka nxitur protesta të shumta në vend. Prej dy ditësh tashmë rusët po largohen masivisht nga vendi në rrugë tokësore dhe ajrore për të "shpëtuar" nga thirrja në ushtri.

rusi lufta ne ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll