Bota

"Më pushuna nga puna për fajin e tij", 25-vjeçari pranon vrasjen e punëtorit në fabrikën e mermerit

Shqiptari ka deklaruar në polici se ai punonte në të njëjtën fabrikë mermeri me viktimën dhe ishte pushuar nga puna disa kohë më parë. Konkretisht, autori pretendon se 52-vjeçari e ka ngacmuar në të kaluarën dhe se ka faj për shkarkimin e tij. Që atëherë, 25-vjeçari dyshohet se kishte planifikuar vrasjen.Zbarthet vra

23 Shtator 2022, 10:34 Nga d.a.

"Më pushuna nga puna për fajin e tij", 25-vjeçari

GREQI- Zbardhet vrasja e 52-vjeçarit në Chrysoupolis Kavala, pasi një 25-vjeçar ka rrëfyer dhe ka pranuar krimin e ndodhur rreth dy javë më parë.

Sipas mediave greke, i riu ka deklaruar në polici se ai punonte në të njëjtën fabrikë mermeri me viktimën dhe ishte pushuar nga puna disa kohë më parë. Konkretisht, autori pretendon se 52-vjeçari e ka ngacmuar në të kaluarën dhe se ka faj për shkarkimin e tij. Që atëherë, 25-vjeçari dyshohet se kishte planifikuar vrasjen.

Autori e dinte orën e saktë që 52-vjeçari do të shkonte për të punuar në fabrikën e mermerit dhe i kishte ngritur një pritë në orët e para të së premtes së kaluar. 25-vjeçari pritet të sillet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Kavallë brenda mesditës.

Pas vrasjes, sulmuesi u largua përmes arave me misër. Kamerat e sigurisë në zonë regjistruan drejtuesin e një motoçiklete duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë në një pikë nga e cila mund të ishte arratisur vrasësi.

vrasja e dimitris nikiforidin policia greke

Sondazh

Poll