Bota

Lajçak takon Osmanin, jep detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Me një shënim  në “Twitter”,  Miroslav Lajcak shkruan se me presidenten Osmani ka biseduar për përparimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieveve Prishtinë-Bograd.

23 Shtator 2022, 09:43 Nga DOSJA
Lajçak takon Osmanin, jep detaje për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani

SHBA- Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me të dëguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Me një shënim në “Twitter”, Miroslav Lajçak shkruan se me presidenten Osmani ka biseduar për përparimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Bograd.

Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.

Përveç zyrtartit të lartë të BE, Presidentja e Kosovës në New York, ku po merr pjesë në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka takuar edhe zyrtarë të tjerë. Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit.

miroslav lajcak

Sondazh

Poll